Politike

VD-“Do të rrisni këlysh të dytë?”, qytetari i tregon batutë Berishës në Librazhd

19 Nëntor 2021, 19:26 Nga DOSJA
VD-“Do të rrisni këlysh të dytë?”, qytetari i

LIBRAZHD – Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur me një qytetar në “foltoren” e mbajtur sot në qytetin e Librazhdit. Qytetari e pyeti nëse do të rriste një tjetër këlysh, duke iu referuar kryetarit aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili është mbështetur nga vetë Berisha në karrierë.

Qytetari: Na prij përpara zoti Berisha. Pyetja e parë, një fjalë e urtë thotë: ‘Këlyshin kur e rrit të ha për këmbë’. Do ta provoni një të dytë? Populli përdor një fjalë të urtë, a do rrisni një këlysh të dytë? Pyetja tjetër është kjo, unë jam i shtresës së të përndjekurve. Neve do na ngresh një gradë më lart. Kam një barsaletë. ‘Ishin dy veta në luftë dhe i thotë njëri-tjetrit cfarë ere ka gjaku? Ky tjetri ia kthen era fekale, më falni për shprehjen. Ia kthen ky tjetri: ‘Po pse nuk thua ti që qenkam plagosur unë.’ Ne me nje të menderosur nuk mund të vazhdojmë më.

Berisha: Kam kënaqësinë t’iu informoj se në Kuvendin e datës 11 dhjetor, themeluesi Azem Hajdari do shpallet ‘President Nderi i përjetshëm’ i kësaj partie. Së dyti, e vërteta është se në analizë të ftohtë, një nga shkaqet më themelore të deshtimit tonë 8-vjeccar pa asnjë diskutim është largimi i PD-së nga shtyllat kryesore të saj, të përndjekurit politikë, pronarët dhe vlerat kryesore të forcave konservatore, familja, prona, interesi kombëtar.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Librazhd, Berisha: Basha ka 2 dosje ‘përvëluese’, Toyota Auris e Muzin

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja e berishes llibrazhd lulzim basha foltorja e berishes llibrazhd lulzim basha

Sondazh

Poll