Politike

VD-Buxheti për fëmijët dhe rininë Muzhaqi:Problemet që keni do të marrin zgjidhje   

19 Nëntor 2021, 17:01 Nga DOSJA
VD-Buxheti për fëmijët dhe rininë Muzhaqi:Problemet që

TIRANË- Ministrja për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi ka deklaruar se fillimisht kur mori postin, u kërkoi më të vjetërve ndihmë. Gjatë prezantimit për buxhetin e vitit 2022 për fëmijët dhe rininë, Muzhaqi tha se të gjitha takimet që ka pasur me nxënësit kanë ndihmuar atë që të ndërtojë një strategji për buxhetin e vitit të ardhshëm. Ajo theksoi se problemet që janë adresuar nga nxënësit, mund të marrin zgjidhje.


Do të thyej pak protokollin sot. Do të filloj duke ju përshëndetur të gjithë ju që keni ardhur këtu dhe më vjen keq që nuk arrita të mbledh vetëm 800 prej jush. Më tej, i nderuar kryeministër dhe të nderuara vajza që folët sot. Kur fillova detyrën, më thanë që duhet të ndërtoja strategjinë për buxhetin 2022 dhe 2029. Si e re në këtë fushë, pyeta ata që janë më të vjetër.

Më thanë që kishin ndërtuar grupe shumë të mëdha që kishin lidhje në mënyrë direkte ose indirekte me rininë. Tani besoj që më mirëkuptoni që nuk ishte mënyra se si doja të zhvilloja këtë detyrë. Ne filluam strategjinë me mendimet tuaja. Në të gjithë takimet kishte vetëm një rregull që nuk mund të flisnim për gjërat që shkojnë mirë, por për ato që duhen ndryshuar dhe nuk shkojnë mirë.

Ju keni nxjerrë plot sfida dhe problematike në takimet që keni zhvilluar. Këshillim karriere, pasurim i bibliotekave, si dhe mbështetje financiare për transportin e studentëve në zona rurale, tekstet arsimore si dhe kalimi i kohës nëpër kafene sepse nuk keni mundësi për të krijuar aktivitetet tuaja të argëtimit janë disa nga problematikat që kemi biseduar. Falë këtyre bisedave, kemi dakordësuar mbi një linjë problematikash dhe sot, një pjesë do të mund të marrin zgjidhje. Harrova programin më të rëndësishëm, ai që u jep jetë pasioneve tuaja, me mbështetjen e UNICEF, ne jemi duke punuar cdo ditë, fushat i kemi përcaktuar bashkë” tha Muzhaqi.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Nis prezantimi i buxhetit 2022 për Fëmijët dhe Rininë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bora muzhaqi buxheti i vitit 2022 buxheti per femijet dhe rinine bora muzhaqi buxheti i vitit 2022 buxheti per femijet dhe rinine

Sondazh

Poll