Politike

Dita e Fëmijëve/Meta: Kuvendi të miratojë nisma për ndalimin e abuzimit ndaj tyre

20 Nëntor 2021, 11:18 Nga DOSJA
Dita e Fëmijëve/Meta: Kuvendi të miratojë nisma për

TIRANË –Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka folur në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe ka thënë se duhen ndërrmarrë lisma ligjore konkrete për mbrotjtjen e jetës së fëmijëve.

Kreu i Shtetit tha në postimiine  tij në Facebook se inkurajonte Kuvendin për të ndërmarrë këto nisma për të parandaluar abuzimin dhe krimet ndaj fëmijeve.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, i nxis të gjithë aktorët institucionalë të ndërmarrin nisma konkrete ligjore, që garantojnë për çdo fëmijë shqiptar të drejtën e jetës, si e drejtë e patjetërsueshme, mbrojtjen e shëndetit dhe nga çdo forme abuzimi, edukim dhe arsim cilësor, si dhe një fëmijëri të lumtur dhe të sigurt, për të jetuar të lirë në një shoqëri në paqe, ku mbizotërojnë vlerat më të larta njerëzore dhe kombëtare. Inkurajoj Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe çdo deputet, për të miratuar nismat e duhura, në veçanti për mbrojtjen dhe parandalimin e abuzimeve dhe krimeve ndaj fëmijëve, duke parashikuar ndëshkimin më të ashpër ligjor“, shkruan Meta.

Meta ka shtuar në shkrimin e tij se asnjë fëmijë nuk e meritonte të përjetonte frikë apo dhunë dhe ishte detyra e të gjithëve ta garantonin këtë mjedis të sigurt”

“U bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të zbatojnë me rigorozitet kuadrin ligjor ne fuqi, duke mundësuar zbatimin e programeve konkrete për garantimin e mirëqenies dhe të një mjedisi të sigurt për çdo fëmijë. Asnjë fëmijë shqiptar nuk meriton të përjetojë ndjenjën e frikës apo më keq akoma, të dhunës. Është detyra e të gjithëve t’i mbrojmë, që të rriten të shëndetshëm, të sigurt dhe të mirëedukuar. Një fëmijëri e lumtur, është bazë për një shoqëri të shëndoshë dhe plotësisht europiane në të ardhmen“, shkruan ai.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dita ndërkombëtare e fëmijëve ilir meta kuvendi i shqiperise presidenti meta dita ndërkombëtare e fëmijëve ilir meta kuvendi i shqiperise presidenti meta

Sondazh

Poll