Politike

S’ka më paqe! Berisha: Nxirrni tabulatet, Basha më lutej aman mos përmend Suel Çelën

19 Nëntor 2021, 16:36 Nga DOSJA
S’ka më paqe! Berisha: Nxirrni tabulatet, Basha më lutej aman

LIBRAZHD– Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se po bashkëpunon me persona të lidhur me krimin. Në fjalën e tij, gjatë “Foltores” në Librazhd, ish-kryeministri Berisha përmendi Suel Çelën, duke u shprehur se ai vetë e ka denoncuar me dhjetra herë në rrjetet e tij sociale. Por nuk u ndal me aq. Po ashtu, Berisha kërkoi që autoritetet të publikonin tabulatet telefonike, në të cilat, sipas tij Basha i lutej që të mos ia përmendte më emërin publikisht.


Basha bëri fjalë për lidhje të krimit me mua dhe Foltoren. Secili prej jush të vijë dhe të shkruajë emrin: Sonil Çela. *ndërhyjnë demokratët, i korrigjojnë emrin. Suel më falni. Do t’ua tregoj se është më rëndësi. Ja ku dalin 26 statuse në Facebook-un tim. E kam denoncuar atë unë më shumë se të gjitha mediat. Merrni pak Bashën, po ia ka përmendur emrin njëherë. Merrjani tabulatet që më thoshte mua: Aman mos ia përmend emrin. Ja ku e keni pra. I ka ngelur vetëm shpifja dhe trillimi,”-tha ndër të tjera Berisha.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Librazhd, Berisha: Basha do arrestohej në SHBA, më lutej për Suel Çelën

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes lulzim basha sali berisha sali berisha ne librazhd suel cela aksioni i berishes lulzim basha sali berisha sali berisha ne librazhd suel cela

Sondazh

Poll