Politike

VD-Berisha lëshon “bombën”:U ftua në SHBA,po të shkonte Basha do arrestohej (DOSJA)

19 Nëntor 2021, 16:31 Nga DOSJA
VD-Berisha lëshon “bombën”:U ftua në SHBA,po të

LIBRAZHD– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Në fjalën e tij në “Foltoren” e Librazhdit, Berisha tha se tre vite më parë, Basha ishte ftuar të shkonte në Amerikë dhe se demokratët ishin bërë gati për ta pritur në aeroport. Por vizita ishte anuluar, e sipas Berishës, simpatizantëve u ishte thënë se nëse Basha shkelte në SHBA do të arrestohej. Sipas tij, e gjitha për shkak të dosjes “Muzin”.


Sot tha se ka marrë ftesë për në Amerikë. Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi dhe Saje Qorri. Shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje po kaq të rëndë. Me dozjen Muzinë dhe Toyota Auris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën. Tre vjet më parë nuk shkoi, po të vinte do të arrestohej iu tha demokratëve që dolën ta prisnin. Dosja Muzinë është e rrezikshme për pengBashën. Ne jemi në një moment jetik për pluralizimin. Foltorja është shndërruar në një uragan,“-tha Berisha në fjalën e tij. 

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Librazhd, Berisha: Basha do arrestohej në SHBA, më lutej për Suel Çelën

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne librazhd aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne librazhd

Sondazh

Poll