Politike

Gara për kreun e PD/ Noka: Basha u tmerrua kur mori vesh se do të kandidonte Shehaj

19 Nëntor 2021, 22:23 Nga DOSJA
Gara për kreun e PD/ Noka: Basha u tmerrua kur mori vesh se do të

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka treguar një detaj që nuk dihej deri më tani nga gara për kreun e PD-së. I ftuar në emisionin “Politico”, deputeti Noka tha se kryedemokrati Lulzim Basha e kishte marrë në telefon sapo kishte marrë vesh që Agron Shehaj do të garonte gjithashtu për kreun e partisë.

Sipas tij, Basha e kishte kontaktuar, e për të kishte një reagim të fortë frike ndaj tij.

“Agron Shehaj ishte një nga kandidatët. I janë dridhur këmbët Lulzim Bashës që nga momenti që ka dalë emri i Agron Shehaj në garë deri ditën e fundit. Më ka marrë në telefon dhe më ka habitur. Se di sesi mund të ishte i tmerruar, ishte investimi i tij për deputetin e ri pa një karrierë, pa një emër të madh të krijuar në politikë…nuk e di. Ishte i tmerruar. Mendoni që një njeriu që i dridheshin leqet e këmbëve para Shehaj, mund të përmend Sali Berishën?,”-tha në fjalën e tij Flamur Noka.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike flamur noka gara per kreun e pd lulzim basha flamur noka gara per kreun e pd lulzim basha

Sondazh

Poll