Politike

VD-Rama-peshkatarit: Molo kap Vlorën, kujdes se je shumë demokrat për aty

20 Nëntor 2021, 10:19 Nga DOSJA
VD-Rama-peshkatarit: Molo kap Vlorën, kujdes se je shumë demokrat

DURRËS– Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me peshkatarët gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për këtë sektor. Nga Durrësi, ditën e sotme ai iu drejtua një prej peshkatarëve duke i thënë se është koha që të zgjerojë flotën e peshmimit dhe të dërgojë disa në Vlorë. Për këtë qytet, kreu i qeverisë i bëri të ditur se duhet të ketë kujdes se është shumë demokrat për të qënë i mirëserardhur.


‘Kemi arritur që 41 milionë euro të jenë në dispozicionin tuaj, gjatë këtyre viteve që kemi përpara. Këtu duhet të jeni ju të gatshëm për të thithur fondet përmes projekteve. Kuptohet në bazë të standarteve të Bashkimit Evropian. Këtu jeni ju, nuk jemi ne që duhet t’i bëjmë për ju. Sugjerimi im është të krijoni një strukturë ekspertësh, që mos të jeni secili më vete, që të ndihmojnë dhe asistojnë subjektet, për të përgatitur projektet për të bërë fishat dhe për t’i adoptuar në gjuhën e Bashkimit Evropian me qëllim që most ë humbasim asnjë euro. Që mos të jenë lekët atje dhe në të mos kemi mundësi për t;i marrë nëse nuk çojmë projektet e duhura. Ndërkohë e dyta fillojmë portin e peshkimit në Vlorë që do të jetë me standarte dhe kushte higjeno-sanitare si portet më të mira të Bashkimit Evropian. Këtu, ju e dini që ky port ka defektet e veta, por ishte fakt i kryer, këtu çfarë është vetëm çfarë mund të axhustojmë, pasi projekti ka qenë përsëmbrapshi. Më vjen shumë keq për ju durrsakët se jam dhe deputeti juaj, por ai port ii peshkimit në Vlorë do jetë më i mirë se ky. Molo kështu që zgjero flotën e peshkimit ço dhe ca në Vlorë, kap dhe Vlorën tani, por kujdes aty se aty je shumë demokrat për të qenë i mirëseardhur, kështu duhet të jesh çik më i qetë.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR:Buxheti 2022 për peshkimin! Rama:Hapim shkollën profesionale,paga 800 mijë të vjetra

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per peshkataret edi rama buxheti 2022 per peshkataret edi rama

Sondazh

Poll