Sport

Vaksina anti-Covid, Gjokoviç: “Duhet të kesh lirinë për të zgjedhur”

18 Nëntor 2021, 15:49 Nga DOSJA
Vaksina anti-Covid, Gjokoviç: “Duhet të kesh lirinë

ITALI – Novak Gjokoviç ndërsa pret kundërshtarin e tij në finalet e ATP-së në Torino, pasi fitoi pa humbje “Griuppo Verde”, i është rikthyer temës së vaksinës, në kuadër të turneut “Australian Open”.

Lajmi i këtyre ditëve është se kryeministri i shtetit të Viktorias, Daniel Andrews, ka deklaruar se nuk do të lejonte hyrjen e atletëve të pavaksinuar në vend, duke nënkuptuar se ata nuk mund merrnin pjesë dhe të luanin Grand Slam.

Gjokoviç u pajtua me kolegun Nick Kyrigios për këtë çështje: “Unë pajtohem me të se liria e zgjedhjes është thelbësore për të gjithë, pavarësisht nëse jam unë apo dikush tjetër, – deklaroi ai, duke shtuar – Nuk ka rëndësi nëse janë vaksinat, apo ndonjë gjë tjetër në jetë.

Ne duhet të keni lirinë për të zgjedhur, për të vendosur se çfarë duam të bëjmë. Në këtë rast të veçantë, ju duhet të jeni të lirë të vendosni për të bërë çfarë të doni në trupin tuaj. Unë kam qenë gjithmonë një mbrojtës i kësaj dhe gjithmonë një avokat i lirisë së zgjedhjes. Sepse liria është thelbësore për, do të thoja, një jetë të lumtur dhe të begatë”.

Mirëpo Kyrgios, më pas e ka ndryshuar plotësisht pozicionin e tij, duke thënë se atletët e pavaksinuar nuk duhet të lejohen të hyjnë në Australi.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atletëve të pavaksinuar në vend finalet e atp-së në torino koronavirusi ne bote kryeministri i shtetit të viktorias plani i masave per covid-19 pret kundërshtarin e tij turneut “australian open” atletëve të pavaksinuar në vend finalet e atp-së në torino koronavirusi ne bote kryeministri i shtetit të viktorias plani i masave per covid-19 pret kundërshtarin e tij turneut “australian open”

Sondazh

Poll