Sport

Theo Hernandez dhe Zoe Cristofoli njoftojnë se do të shtohen me një djalë…

18 Nëntor 2021, 15:31 Nga DOSJA
Theo Hernandez dhe Zoe Cristofoli njoftojnë se do të shtohen me

ITALI – Me një festë për të zbuluar gjininë e bebes, Zoe Cristofoli dhe Theo Hernandez kanë bërë të ditur publikisht, se janë në pritje të një djali. Për çiftin e formuar nga modelja dhe mbrojtësi i Milanit ky është fëmija i parë.

Në buzë të pishinës, të dy u argëtuan duke shpërthyer disa tullumbace para miqve të tyre, për të zbuluar nëse janë duke pritur për një djalë apo një vajzë. Përgjigjja u dha nga një tufë me balona blu, duke nënkuptuar se bebja është djalë. Foshnja Hernandez do të lindë në fillim të vitit 2022.

“Më në fund mund të ndajmë gëzimin tonë me të gjithë, të kemi dashur shumë dhe tashmë po të presim me ankth dhe shumë dashuri: mezi presim t’ju shikojmë në sy dhe t’ju shoqërojmë në këtë rrugëtim të mrekullueshëm të quajtur jetë”,- ka shkruar në Instagram Zoe Cristofoli, ndikuese dhe modele me një milion ndjekës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport balona blu foshnja hernandez gjininë e bebes mbrojtesi i milanit zoe cristofoli dhe theo hernandez balona blu foshnja hernandez gjininë e bebes mbrojtesi i milanit zoe cristofoli dhe theo hernandez

Sondazh

Poll