Politike

Pas Tiranës ndryshon edhe prefekti i Elbasanit, shkarkohet Spiro Maliqi

18 Nëntor 2021, 19:25 Nga DOSJA
Pas Tiranës ndryshon edhe prefekti i Elbasanit, shkarkohet Spiro Maliqi

ELBASAN- Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Spiro Maliqi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij në postin e prefektit të Elbasanit është emëruar Majlinda Perriu.

Vendimi

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Majlinda Perriu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike elbasan majlinda perriu spiro maliqi elbasan majlinda perriu spiro maliqi

Sondazh

Poll