Politike

Liri Berisha hap Instagram! Ndjek ‘persona të zgjedhur’, mes tyre Kim Kardashian

18 Nëntor 2021, 17:10 Nga DOSJA
Liri Berisha hap Instagram! Ndjek ‘persona të zgjedhur’, mes

TIRANË– Bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Liri Berisha ka hapur një llogari në rrjetin social Instagram, ku edhe po promovon librin e saj, Nënë Teresa në jetën time. Por ajo që ka rënë në sy është fakti se Berisha ka vetëm pak persona të zgjedhur që i ndjek në platformën e saj. Vetëm 22!

Ajo ka zgjedhur që të jetë e përditësuar me postimet më të fundit të Kim Kardashian, të fejuarës së djalit të saj, Armina Mevlani, e sigurisht me të bashkëshortit Sali Berisha. Po ashtu nuk mungojnë edhe familjarë të tjerë. Ndërsa e interesuar duket edhe për botën, pasi ndjek edhe media të ndryshme, përfshirë edhe ato shqiptare.

Megjithatë në profilin e sapohapur nuk ka nisur ende me postimet e përditshmërisë, pasi deri më tani ka vetëm një postim.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike liri berisha sali berisha liri berisha sali berisha

Sondazh

Poll