Politike

“Tani po më shajnë në Facebook”, Rama: Sharjet janë bërë shëndet

18 Nëntor 2021, 17:11 Nga DOSJA
“Tani po më shajnë në Facebook”, Rama: Sharjet

TIRANË – Kryeministri Rama përmendi fyerjet dhe sharjet në adresë të tij në lidhje me qeverisjen, gjatë takimit me mjekët dhe infermierët ku shpalosi buxhetin e vitit 2022 për shëndetësinë. Rama i konsideroi fyerjet si diçka që i ka dhënë shëndet qeverisjes së tij.

“Këtu flitet sikur është një shoqatë kasapësh dhe berberësh japin një shërbim shëndetësor, deri më sot për fatin e mirë nuk kemi asnjë problem për vendet e zbrazura që nuk ka askush t’i mbulojë për mjekët dhe infermierët. Infermierët e rinj konkurojnë për vendet që dikush largohet apo del në pension. Jo të gjithë mund të futen në sistem. Kemi një numër të konsiderueshëm infermierësh që janë në pritje. Kriza që patëm që fazën e parë ishte mbyllja e specializimeve për 4 vjet dhe u krijuan boshllëqe. Kam pasur mundësinë të bisedoj me disa syresh që janë kthyer, si doktori që hapi takimin. Është shumë i qartë. Kthehen për një ambicie profesionale, për vendin, por edhe sepse i shohin këtu kushtet ku punojnë.

Kur po më ndiqni, unë po shahem në kolektiv. Se kur shaheni, shaheni si koletiv. ‘Rrit pagat e hajdutave. Ata na rropën, na shkatërruan’. I kemi ndarë punët, edhe unë, edhe ju, edhe ata që na shajnë. Më rezulton se të sharat janë bërë shëndet. Më tutje të shohim”, tha kryeministri.

LAJMI KRYESOR: Shëndetësia 2022/ Rama: Rritje 40% të pagave. Ministrja: Buxhet 3.6 miliard lekë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 shendetesi buxheti 2022 shendetesi

Sondazh

Poll