Politike

Rama: Spitali memorial i Fierit, hap i rëndësishëm për autonominë spitalore

18 Nëntor 2021, 16:58 Nga DOSJA
Rama: Spitali memorial i Fierit, hap i rëndësishëm për

TIRANË – Kryeministri Rama theksoi se spitali memorial i Fierit është një pikë referimi për autonominë spitalore në vend. Në takimin me punonjësit e sektorit të shëndetësisë, kryeministri shtoi se qeveria po punon dhe për përmirësimin e spitaleve në rrethet jashtë kryeqytetit.

“Sot ne jemi në kushtet kur po rindërtojmë dhe zgjerojmë plus me një sistem pajisjes së kohëve të fundi në spitalin infektiv, në spitalin e ri të pediatrisë, sëmundjeve të brendshme, maternitetin mbretëresha Geraldinë, spitalet në rrethe etj, janë kantierë në proces dhe do të shtojnë një fuqi të re të sistemit. Nuk do të përmbushin nevojën për një fuqi të sistemit, pasi ka ende për të shtuar, por do të mbulojnë të gjithë infrastrukturën më kritike të sistemit. A janë shumë 8 vite për ti bërë të gjitha këto? Varet si e shohim. Në 8 vite vendosja e të gjitha këtyre bazave të rëndësishme për sistemit tregojnë për një maksimizim të kohës, për të ardhur për spitalin memorial të Fierit, që është një eksperiencë e re dhe padiskutim ai spital është i destinuar që të jetë një pikë e patundshme referimi për shërbimet me cilësitë më të larta, por edhe një hap i parë për autonominë spitalore. Mjekët të mos paguhen të gjithë njësoj sado të rriten pagat, por të fillojë një pjesë tjetër që mbi rrogën bazë të fillojnë pagesa të ndryshme sipas kontributit dhe performancës”,
tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Shëndetësia 2022/ Rama: Rritje 40% të pagave. Ministrja: Buxhet 3.6 miliard lekë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike hapet spitali memorial i fierit hapet spitali memorial i fierit

Sondazh

Poll