Politike

“4 vjet pa specializime në mjekësi, e pafalshme”, Rama: Sistemi është shpërdoruar

18 Nëntor 2021, 17:00 Nga DOSJA
“4 vjet pa specializime në mjekësi, e pafalshme”, Rama:

TIRANË – Kryeministri nënvizoi mungesën e specializimeve të mjekëve për 4 vite si një problem shqetësues i sistemit shëndetësor në vendin tonë. Ai theksoi se ky problem është shkaktuar prej faktit se sistemi shëndetësor përpara 2013 është keqpërdorur në vend që të qeverisej në mënyrën e duhur.

“Mbetet një nga gjërat më të pashpjegueshme gjatë këtyre viteve, për të cilën jam munduar me këdo që të krijoj një opinion. Nuk kam mundur dot. Ndërprerja e specializimeve në mjekësi për 4 vjet, si asnjë vend në planet pa specializime. Që u përkthye në mungesë specialistësh në sistemin mjekësor, e papranueshme. Sistemi nuk qeverisej, por vetëm shpërdorohej. Ta them me fjalë të butë, se ka dhe fjalë të rënda. Jam i bindur që shumë nga këta që kanë pasur mundësi të dëgjojnë doktorin që hapi konferencën.

Të fillojë një pjesë tjetër që mbi rrogën bazë të fillojnë pagesa të ndryshme sipas kontributit dhe performancës. Mundt ë ishte bër shumë kohë më parë. Për të njëjtën arsye që spitalet nuk u furnizuan me ilaçe”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Shëndetësia 2022/ Rama: Rritje 40% të pagave. Ministrja: Buxhet 3.6 miliard lekë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama sistemi i shendetesise edi rama sistemi i shendetesise

Sondazh

Poll