Politike

“Ndezim qiri për Mateon”/Nisma në rrjet, qytetarët: Të mblidhemi para Kryeministrisë

18 Nëntor 2021, 17:20 Nga DOSJA
“Ndezim qiri për Mateon”/Nisma në rrjet, qytetarët:

TIRANË– Vrasja makabre e të miturit Mateo Vasliu ka ngritur në këmbë të gjithë vendin. Në rrjet është kërkuar solidariteti i të gjithë qytetarëve që të mblidhen nesër para Kryeministrisë. Qytetarët do të ndezin një qiri për të miturin, i cili u vra mizorisht nga fqinji i tij monstër, Klodian Çalamani.

“Ndezim një qiri për ëngjëllin Mateo, e premte, ora 18:00 para Kryeministrisë,”-shkruhet në nismën e ndërmarrë në rrjet.

Ngjarja e rëndë u shënua të martën, kur i mituri i zhdukur prej disa orës, u gjet i groposur në oborrin e fqinjit të tij. 8-vjeçari i kishte dërguar bukë fqinjit të tij, i cili e qëlloi pas koke më lopatë dhe më pas e groposi. Por mendohet se 38-vjeçari tashmë i arrestuar edhe e ka abuzuar seksualisht, por asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga ana e Prokurorisë. Deri më tani monstra e Fierit nuk ka bërë asnjë reagim, përveç dëshmisë së parë të marrë në momentin e arrestimit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fier vritet i mitur ne fier fier vritet i mitur ne fier

Sondazh

Poll