Politike

Sfida e Flamur Nokës, kundërpërgjigjet Bardhi: Firmat s’i pres nëpërmjet Suel Çelës

18 Nëntor 2021, 17:53 Nga DOSJA
Sfida e Flamur Nokës, kundërpërgjigjet Bardhi: Firmat s’i

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje deputetit të PD, Flamur Noka lidhur me sfidën e tij. Në një lidhje Skype në ‘Task Force’, Noka sfidoi Gazment Bardhin lidhur me vlefshmërinë e firmave në Elbasan nëse një nga 272 delegatët e Elbasanit që ka plotësuar formularin për Kuvendin Kombëtar, atëherë ai do të dorëzojë mandatin e deputetit.

Në një intervistë sot për të njëjtin emision, Bardhi tha firmat do t’i verifikonte në ditën që do të depozitoheshin në zyrën e protokollit të PD-së.

“Ato firma t’i depozitojë në protokollin e partisë dhe jam gati që t’i përgjigjem sfidës së kujtdo. E rëndësishme është që ato firma as do t’i mbledhë, as do t’i verifikoj, nuk i pyes nëpërmjet Suel Çelës. Kjo është e sigurtë,”-tha në fjalën e tij Gazment Bardhi.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike flamur noka gazment bardhi flamur noka gazment bardhi

Sondazh

Poll