Politike

A do përjashtojë Basha Berishën?Sqaron Gazment Bardhi: Vendimin se merr dot kryetari

18 Nëntor 2021, 17:12 Nga DOSJA
A do përjashtojë Basha Berishën?Sqaron Gazment Bardhi: Vendimin

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mohuar sërish se kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar me shkarkim ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një intervistë për emisionin “Task Force”, Bardhi tha se nuk do të ketë asnjë përjashtim të demokratëve, duke shtuar se ky është një vendim që nuk e merr dot kryetari i Partisë. Por deklaroi se vendimi merret nga organe të tjera. 

Nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjë përjashtim të demokratëve. Ka pasur një sqarim mbi vendimin e Kryesisë së Partisë dhe pikës 3. Kam parë Berishën të shkelë vendimet e partisë. Vendimin për përjashtime nuk e merr dot kryetari i Partisë Demokratike, ka organe,”-tha në fjalën e tij Bardhi.

Megjithatë Basha sot, në disa intervista të dhëna për mediat, ka lënë të kuptohet se përjashtimet nga partia do të ndërmerren ndaj atyre që nuk zbatojnë vendimin e Kryesisë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor, ndërsa Berisha ka kërkuar thirrjen më 11 dhjetor. Ditë kjo që përkon edhe me datën e themelimit të PD-së.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes gazment bardhi lulzim basha sali berisha aksioni i berishes gazment bardhi lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll