Politike

” ‘Tirja’, fenomen brenda sistemit”, Rama: Kjo kategori do tkurret akoma më shumë

18 Nëntor 2021, 17:34 Nga DOSJA
” ‘Tirja’, fenomen brenda sistemit”, Rama: Kjo kategori

TIRANË – Kryeministri rikujtoi dhe rastin e ish-sanitares Tire Alldervishi, e cila u arrestua pasi zhvati 8 milionë duke u hequr si infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Në takimin me punonjësit e shëndetësisë, Rama e konsideroi rastin e ish-sanitares si pjesë të sistemit dhe se ky fenomen me kalimin e kohës do të vijë duke u tkurrur. Rama e quajti të papranueshme që të baltosen të gjithë punonjësit e sektorit të shëndetësisë nëpërmjet rastit të Tire Alldervishit.

“Paga juaj do rritet 40% në të gjitha shkallët, nga shefat e pavioneve deri infermierja më e thjeshtë. Shpresoj që ministrja të arrijë të avancojë me të gjithë që të arrijmë në pagat plus, të rritura.

Që të mos na marrin mësysh, Tirja doli nga ky mjedis. Tirja  nuk ishte meteor që ra nga qielli. I takon brenda një kategorie që është brenda sistemit. Dy gjëra janë të sigurta: shumica e mjekëve nuki përkasin asaj kategorie. Ajo kategori do të vijë duke u tkurrur. Duhet të jetë e qartë për të gjithë qytetarët që shajnë në bllok që thonë se të gjithë janë njësoj. Nuk janë të gjithë njësoj, as drurët e një pylli me pisha nuk janë të gjithë njësoj. Në vend që të thonë pas pilafit se unë i dhashë lekë këtij apo atij, pa përmendur emra. Të thonë nuk paguaj, të vijnë aty të vënë kujën dhe të thërrasin drejtorin e spitali që të shohim se fitojnë ata apo Tirja.

Nuk mund të jetë kështu që fenomeni i ryshfetit u luftoka nga lart dhe për fenomenin e Tires duhet të baltoset jo vetëm gjithë ushtria e mbrojtësve të jetës, por dhe deri tek unë te më i fundit fare kudo që të jetë. Ishte për t’u thënë”, u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: Shëndetësia 2022/ Rama: Rritje 40% të pagave. Ministrja: Buxhet 3.6 miliard lekë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike tire alldervishi tire alldervishi

Sondazh

Poll