Sport

Atalanta rikuperon titullarët, 23 lojtarë të gatshëm në apel për Gasperinin

18 Nëntor 2021, 14:57 Nga DOSJA
Atalanta rikuperon titullarët, 23 lojtarë të gatshëm në

ITALI – Në një moment, lista e lojtarëve të padisponueshëm të Atalantës përfshinte Hateboer, Gosens, De Roon, Zapata, Muriel, Toloi, Demiral, Palomino, Djimsiti dhe Pessina. Jo të gjitha në të njëjtën kohë, por është evidente se Gian Piero Gasperini duhej të bënte domosdoshmëri eksperimente në të gjitha repartet e skuadrës gjatë këtyre muajve të parë të sezonit.

Të shtunën me Spezian do të jenë vetëm dy emrat e parë në listë për t’u vizituar: 23 lojtarë nga gjithsej 25 si kontigjent në skuadër do të përgjigjen në apel. Duke marrë parasysh rrugën ende të shkëlqyer të Deas (tani e kthyer në Champions League), perspektivat për të vazhduar një sezon shumë të profilit, janë padyshim konkrete.

Skema 3-4-1-2 e trajnerit do ta gjejë së shpejti edhe Robin Gosens, i cili është rikuperuar ditët e fundit: me merkaton e janarit që mund të largojë vetëm Miranchuk të pakënaqur, skuadra bergamaske mund të jetë së shpejti në gatishmëri të plotë.

Gasperini ka të gjitha zgjidhjet që i duhen për të arritur të përfundojë sezonin, ku Atalanta do të jetë në rolin e protagonistes. E cila do të shugurohej si një nga të mëdhenjtë e Serie A, duke lënë përfundimisht rolin e “Hirushes”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport djimsiti dhe pessina gian piero gasperini miranchuk të pakënaqur në një moment të atalantës të shkëlqyer të deas djimsiti dhe pessina gian piero gasperini miranchuk të pakënaqur në një moment të atalantës të shkëlqyer të deas

Sondazh

Poll