Sport

Balotelli i gatshëm për t’u rikthyer në kombëtare: “Do të shkoja edhe në këmbë”

18 Nëntor 2021, 14:28 Nga DOSJA
Balotelli i gatshëm për t’u rikthyer në kombëtare:

TURQI – “Tani ndihem mirë, pas 2.5 viteve të fundit. Jam gati të kthehem në kombëtare. Do të ishte ëndërr, do të shkoja në këmbë nga Turqia, nëse do të thirresha në mars”. Mario Balotelli, përmes kanalit “Twitch OCW Sport”, është shprehur se është gati për një rikthim në kombëtare, në funksion të “play-off”-it për kualifikueset në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Supermario, tani në radhët e Adana Demirspor, të drejtuar nga Montella, luajti ndeshjen e tij të fundit me “azzurrët” më 7 shtator 2018 kundër Polonisë në Nations League. Me pak fjalë, mbi tre vjet mungesë. A do të jetë koha për t’u kthyer? Sulmuesi i lindur në ’90-ën e shpreson dhe i dërgon një mesazh të qartë trajnerit: “Mund të kisha shkuar në Kinë, Mancini më bëri të ndryshoja mendje”,- rrëfen ai.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin, – pranon Supermario, – e kam pasur gjithmonë. Ai më ka thënë qartë se çfarë dëshiron nga unë për t’u kthyer te “azzurrët”. Nëse jam mirë pse të mos më thërrasë?”.

Balotelli, protagonist i madh i Kampionatit Europian 2012 me Prandellin, foli edhe për angazhimin e tij social dhe ndërtimin e një pusi në Afrikë: prej disa kohësh ish-futbollisti i Interit dhe Milanit ka mbështetur shoqatën “Ne Afrika në tokë të kuqe” dhe falë një nga donacionet e tij, është e mundur të sjellë ujë në një fshat në Burkina Faso.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport adana demirspor kampionatit europian 2012 nations league supermario tani ndihem mirë të drejtuar nga montella adana demirspor kampionatit europian 2012 nations league supermario tani ndihem mirë të drejtuar nga montella

Sondazh

Poll