Politike

Përjashtimi i Berishës/ ‘Foltorja’ i përgjigjet Bashës: Je bërë qesharak!

18 Nëntor 2021, 16:39 Nga DOSJA
Përjashtimi i Berishës/ ‘Foltorja’ i përgjigjet

TIRANË– Zëdhënsja për shtyp e “Foltores”, Floriana Garo i është përgjigjur publikisht akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha. Në një njoftim zyrtar, Garo shkruan se demokratët do të mblidhen së bashku më 11 dhjetor, përgjigje të akuzave të Lulzim Bashës. Po ashtu, në deklaratën zyrtare, Basha cilësohet si qesharak me kërcënimet e tij se do ta liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai eshte bere qesharak me kercenimet se do perjashtoje partine per te mbajtur vulen qe i duhet vetem per te vulosur humbjet e Partise Demokratike ne kurriz te pazareve te tij me Edi Ramen! Problemi i Partise Demokratike nuk eshte Sali Berisha qe e ka bere ate 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkatuar dhe sjelle asaj vetem humbje dhe deshtim. Problemi i Partise Demokratike nuk eshte Sali Berisha qe e ka bere ate 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkatuar dhe sjelle asaj vetem humbje dhe deshtim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersen e demokrateve duke u dhuruar atyre vetem humbje, ndersa per vete ka perfituar si askush ne 30 vjet duke u pasuruar ne opozite!,”-shkruan Garo.

Deklaratë e Partia Demokratike – Foltorja

Dita e ndryshimit po vjen! Demokratët kanë marrë në dore fatet e partisë së tyre dhe në datën 11 Dhjetor do mblidhen te bashkuar si asnjehere me pare per ta hequr Partine Demokratike nga pazaret e peng kryetarit dhe per t’jua riktheyr ate demokrateve. Vetëm kështu Partia Demokratike do të shkeputet nga pazar humbjet e Lulzim Bashës dhe do rikthehet në rrugën e përballjes me Ramën dhe fitoren ndaj narkoshtetit të tij. Ne datë 11 Dhjetor demokratet do refuzojne humbjet, disfatat dhe pazaret dhe do rifitojne kohen e humbur drejt FITORES!

Lulzim Basha njeriu qe ka frike te takoje demokratet dhe madje ka tmerr dhe nga firmat e tyre e ndjen se me afrimin e Kuvendit te Partise Demokratike pazaret e tij me Edi Ramen do te mbarojne e bashke me to dhe perfitimet e tij prej tyre. Ai eshte bere qesharak me kercenimet se do perjashtoje partine per te mbajtur vulen qe i duhet vetem per te vulosur humbjet e Partise Demokratike ne kurriz te pazareve te tij me Edi Ramen! Problemi i Partise Demokratike nuk eshte Sali Berisha qe e ka bere ate 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkatuar dhe sjelle asaj vetem humbje dhe deshtim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersen e demokrateve duke u dhuruar atyre vetem humbje, ndersa per vete ka perfituar si askush ne 30 vjet duke u pasuruar ne opozite!

Ai ka deshtuar ne çdo aksion opozitar qe ka nisur per faktin e thjeshte se gjate rruges interesat dhe sakrificat e demokrateve u shiten per pazare siç bëri me çadrën, me Astirin, me teatrin, me djegien e mandateve, me bojkotin e zgjedhjeve, me traun e Rrugës së Kombit, me Portin e Durrësit e shumë të tjera! 11 Djetori do te jete nje ditelindje e vertete per Partine Demokratike dhe gjithe demokratet qe duan te bejne opozite te vertete dhe pa asnje kompromis per te rrezuar narkoshtetin e Rames dhe pengjet e tij.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes floriana garo lulzim basha sali berisha aksioni i berishes floriana garo lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll