Sport

Mike Tyson: “Vdiqa” duke pirë helm zhabash: më bëri më mirë”

18 Nëntor 2021, 11:25 Nga DOSJA
Mike Tyson: “Vdiqa” duke pirë helm zhabash: më bëri

SHBA – Mike Tyson thotë se prej disa kohësh po ndihet më mirë: “Jam më kreativ, mund të përqendrohem, jam më i pranishëm si biznesmen dhe sipërmarrës”.

Merita? Pasi ka pirë helmin e ‘bufo alvarius’, një amfib nga Meksika, i njohur gjithashtu si zhaba i shkretëtirës Sonoran (midis shteteve jugperëndimore të SHBA dhe Meksikës veriore), ku jeton. “E provova katër vite më parë si sfidë dhe isha si “i vdekur” në udhëtimin tim të parë”,– tha ish-boksieri për “New York Post”.

“Zhaba më mësoi se nuk do të jem këtu përgjithmonë, të gjithë kemi një datë skadence. Në ato ditë isha një rrënim, kundërshtari im më i ashpër isha unë dhe kisha vetëbesim të ulët. Zhaba të heq egon, të ndihmon për të arritur potencialin maksimal. Njerëzit shohin se si kam ndryshuar që atëherë”,– thotë Iron Mike.

55-vjeçari thotë se ka pirë 53 herë helmin e zhabës deri më tani dhe ka ndodhur ta ketë bërë tre herë në të njëjtën ditë. Që nga hera e parë që humbi 45 kg në tre muaj, rifilloi boksin dhe u rikthye në kontakt me familjen e tij. Ai tani ka një fermë të tërë amfibësh në fermën e tij në Desert Hot Springs, Kaliforninë Jugore.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport jugperëndimore të shba mike tyson new york post si biznesmen dhe sipërmarrës jugperëndimore të shba mike tyson new york post si biznesmen dhe sipërmarrës

Sondazh

Poll