Sport

UEFA përgjysmon dënimin e Hungarisë për koret raciste, vetëm 2 ndeshje pa tifozë!

18 Nëntor 2021, 06:10 Nga DOSJA
UEFA përgjysmon dënimin e Hungarisë për koret raciste,

ZVICER – UEFA e zvogëloi sanksionin e vendosur ndaj Hungarisë për sjellje diskriminuese nga tifozët hungarezë gjatë ndeshjeve të Kampionatit Europian në verën e kaluar nga tre në dy me dyer të mbyllura, duke pranuar kështu pjesërisht apelin e paraqitur nga federata hungareze.

Tani, ekipi kombëtar i Hungarisë do t’i luajë dy ndeshjet e ardhshme me dyer të mbyllura, por e dyta do të mbetet e pezulluar për dy vjet, tha UEFA.

Nga ana tjetër, Federata Hungareze e Futbollit është gjobitur me njëqind mijë euro, e cila do të duhet të vendosë një pankartë me shkrimin “Equal Game”, me logon e UEFA-s.

Sanksioni u vendos ndaj Hungarisë më 9 korrikun e kaluar pas thirrjeve homofobike dhe diskriminuese që disa nga tifozët kishin kënduar gjatë ndeshjeve të luajtura në Budapest kundër Francës, Portugalisë dhe Gjermanisë.

Hungaria ka përfunduar gjithashtu në edhe në fokusin e FIFA-s, e cila në shtator mori masën ndaj saj për të luajtur dy ndeshje me dyer të mbyllura, me një të pezulluar për dy vjet dhe një gjobë prej 200.000 frangash zvicerane, për të ndëshkuar thirrjet raciste të tifozëve të saj kundër lojtarëve anglezë gjatë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll