Sport

Ish-futbollisti “ringjallet” pas 4 vitesh, dënohet me burg bashkë me bashkëshorten

18 Nëntor 2021, 09:57 Nga DOSJA
Ish-futbollisti “ringjallet” pas 4 vitesh, dënohet me burg

GJERMANI-Historia e pabesueshme vjen nga ish-futbollisti i Shalke 04 Hiannick Kamba. Më 9 janar të vitit 2016 një tragjedi goditi botën e futbollit: ish-lojtari i Schalke 04, Hiannick Kamba ndërroi jetë në një aksident me makinë në vendin e tij, Republikën Demokratike të Kongos.

Një histori që tronditi ish-shokët e tij, skuadrat ku kishte luajtur dhe gjithashtu kompaninë gjermane të energjisë elektrike ku ai punoi si teknik kimik pas largimit nga futbolli. Sa keq që pas disa vitesh Bamba u rishfaq në zonën e Ruh. Fakti është se gruaja e tij, Christina von G, kishte arkëtuar një çek mbi një milion euro nga siguracionet…

Një largim i inskenuar ndërsa tani ish-futbollisti dhe gruaja e tij u gjykuan të dy për mashtrim. Prokurori Hauke ​​Schlick tha se historia e rrëmbimit nuk u shtua pasi i pandehuri ishte një person inteligjent që me siguri mund të kishte gjetur një mënyrë për të kontaktuar ndonjë person.Të dy të pandehurit kanë qëndruar në heshtje gjatë procesit gjyqësor, i cili rezultoi me 3 vite e 10 muaj dënim për çiftin.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport hiannick kamba schalke 04 hiannick kamba schalke 04

Sondazh

Poll