Sport

Duka: “Ladi do na mungojë të gjithëve, burrë serioz, fjalëpak dhe një mik i mirë…”

18 Nëntor 2021, 11:33 Nga DOSJA

TIRANE Lajmi i ndarjes nga jeta e Vladimir Ajazit, ish-portierit të njohur durrsak, i cili ka qenë edhe pjesë e stafit të teknik të Kombëtares në fillim të viteve ‘2000 në periudhën e trajnerit gjerman Brigel, ka tronditur edhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Presidenti i saj, Armand Duka, në faqen e tij në Facebook, ka shprehur hidhërimin e tij dhe ka ngushëlluar familjen Ajazi.

“I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim dhe ish-futbollistit të njohur, Vladimir Ajazi. Ish-portieri i Lokomotivës së Durrësit dhe i ekipit kombëtar Shpresa në vitet ’70, ai ishte pjesë e brezi të artë të futbollit durrsak, që ka hyrë në histori dhe ka mbetur në memorien kolektive të qytetit bregdetar.

Edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, Lad Ajazi vazhdoi të jepte kontributin e tij të vyer për futbollin dhe ka punuar si trajner i portierëve në Kombëtare.

Ladi do na mungojë të gjithëve, do i mungojë familjes së tij dhe ne, miqve të tij panumërt që e donim dhe e vlerësonim për karakterin dhe personalitetin e tij të spikatur. Një burrë serioz e i besës, fjalëpak e korrekt dhe një mik i mirë.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ajazi për këtë humbje. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për Durrësin dhe për futbollin shqiptar. U prehtë në paqe!”- ka shkruar në faqen e tij në Facebook, Armand Duka, presidenti i FSHF-së.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #kombetarja shpresa familjes ajazi i ekipit kombëtar shpresa ish-portierit të njohur durrsak kombetarja kombetarja e shqiperise ndarjes nga jeta e vladimir ajazit trajnerit gjerman brigel #kombetarja shpresa familjes ajazi i ekipit kombëtar shpresa ish-portierit të njohur durrsak kombetarja kombetarja e shqiperise ndarjes nga jeta e vladimir ajazit trajnerit gjerman brigel

Sondazh

Poll