Sport

Pezullohen gjyqtari dhe VAR-i, te ndeshja Argjentinë-Brazil: audio i gozhdon…

18 Nëntor 2021, 06:31 Nga DOSJA
Pezullohen gjyqtari dhe VAR-i, te ndeshja Argjentinë-Brazil: audio i

ARGJENTINE – Gjyqtari Andrès Cunha dhe Esteban Ostojich që kontrollonte VAR në ndeshjen Argjentinë-Brazil, janë pezulluar për një kohë të pacaktuar. Dy gjyqtarët janë ndëshkuar për mospërjashtimin e Nicolas Otamendit, pas goditjes me bërryl ndaj Raphinës gjatë pjesës së dytë.

CONMEBOL publikoi audion e bisedës mes të dy gjyqtarëve. Ostojich shprehet, se kontakti mes “parakrahut dhe fytyrës së Otamendit ndodh me intensitet mesatar”.

Për këtë arsye sipas tij, nuk do të kishte detaje për një karton të kuq, por do të kishte merituar vetëm një të verdhë. Gjatë kontrollit, të dy kanë kontrolluar edhe pozicionin e futbollistëve, për të kuptuar nëse ka pasur apo jo ndërhyrje në kufijtë ekstremë për akordimin e një penalltie.

Por ndërhyrja kishte ndodhur jashtë zonës. Gjithsesi drejtimi i ndeshjes nga gjyqtarët u vlerësua tejet negativ dhe çoi në pezullimin e çiftit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll