Politike

Përgjimet e Bild, Rama nuk tërhiqet: Bisedën me Arben Keshin do e bëja sërish dhe sot

17 Qershor 2019, 15:00 Nga DOSJA
Përgjimet e Bild, Rama nuk tërhiqet: Bisedën me Arben Keshin do e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me përgjime e publikuara nga Bild. Në këtë reagim të dytë numri një i qeverisë shkruan se konfirmon që ka folur me Arben Keshin dhe do ta bënte një gjë të tillë sërish.

REAGIMI I PLOTË

Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë.

Ky është i gjithi një skandal i turpshëm, i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje!

Gazeta Gjermane “Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild dosja 184 edi rama përgjimet e bild 16 pergjimet e bild dosja 184 edi rama përgjimet e bild

Sondazh

Poll