Zbulohet përfshirja e ‘problematikëve’ në zgjedhje, Gjiknuri-Keshit: Do t’i nis çunat, t’jenë për çdo rast
17 Qershor 2019, 14:43Nga DOSJA
TIRANË- Në përgjimin e dhjetë të publikuar nga media gjermane dëgjohet ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri që bisedon me sih-drejtorin e Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Shqipëri, Arben Keshin.
Gjiknuri e pyet Keshin për situatën dhe lëvizjet përreth dhe i thotë se do t’i nisë një furgon me njerëz. Gjatë bisedës ish-ministri thekson se grupi i djemve që do t’i dërgojë Keshit janë problematikë dhe nuk duhet ekspozuar.
Biseda e plotë nr 10
Damian Gjiknuri: Çkemi, ça bëhet?
Arben Keshi: Mirë, hiç me…
Damian Gjiknuri: Naj merak naj gjë..?
Arben Keshi: Mirë, por duhet të vijnë tani këta deputetët se kanë ardhur ata të PD-së.
Damian Gjiknuri: Do vijnë…do vijnë ata tani… se si duket kanë shkuar të flenë pak se kanë qenë gjithë natën aty…po do vijnë tani pa merak…
Arben Keshi: As unë s’kam flejt fare…
Damian Gjiknuri: E di e di, e di o burrë…po do vijnë ata tani…
Arben Keshi: Po të vijnë ata që njerëzit tani të dalin nëpër qendër..
Damian Gjiknuri: Patjetër
Arben Keshi: Tani vëzhguesit e atyre janë nga qytetet e tjera, asnjë si njeh ata…
Damian Gjiknuri: E di, e di ashtu i kanë sjellë ata se s’kanë besim te këta të vetit…Gjithsesi, pot ë dërgoj ca çuna, do I nis me minibus t’i kesh aty.
Arben Keshi: Mirë
Damian GJiknuri: I nisa unë që të rrinë aty, do vijnë te shtabi jot, për çdo rast. Por, të mos ekspozohen shumë, se janë içik problematikë ata. Por le të jenë aty, për çdo gjë..!
Arben Keshi: ok, hajt…
Kujtojmë se sot gazeta Gjermane“Bild” ka publikuar sot16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Përgjimi i 14 i publikuar nga Bild është një bisede mes Damint Gjiknurit, në atë kohë ministër i Infrastruktres dhe Energjisë, ku komunikon me biz...
GJERMANI– E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar disa përgjime të reja lidhur me zgjedhjet e 2017 ku flitej lidhur me autobusët. Protagonistët ishin Arben K...
Në audiopërgjimin nr 8, që u publikua sot nga BILD, drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi i kërkon shefit të Policisë së Kamzës, që të ngrejnë postbll...
TIRANË-Media gjermane ka publikuar një seri përgjimesh të reja, ku në bisedat telefonike dëgjohen anëtarë të Partisë Socialiste të përfshirë në blerje vota...
Greqi- Në katër muajt e parë, numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve nga Shqipëria në BE u rrit me 30 përqind, në 7,138. Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesv...
GJERMANI- Në përgjimet e “BILD” ditën e sotme, Arben Keshi flet me një person të paidentifikuar. Personi i tregon Keshit se “tipi”, i cili nuk e kishte pranuar ...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka vendosur të kryejë shoqërim të detyrueshëm për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, në lidhje me hetimin për deklarimin e pa...
TIRANË- “Bild” ka publikuar sot 16 përgjime, në përgjimin e fudnit është një bisede mes një votuesi dhe një personi që është marrë me zgjedhjet e PS, ku di...
TIRANË- Në këtë bisede tregohet një se si një perosn me emrin Bekim Krashi një biznesmen flet me një banor që kërkon 400 mijë lekë për 5 vota të një familj...