Sport

Zidane te Manchester United? Bashkëshortja thotë fjalën e fundit, ja e ardhmja e tij

17 Nëntor 2021, 18:26 Nga DOSJA
Zidane te Manchester United? Bashkëshortja thotë fjalën e fundit,

ANGLI-Ole Gunnar Solskjaer i ka orët e numëruara në stolin e Manchester United. Trajneri norvegjez nuk po ia del të menaxhojë dhe t’i marrë maksimumin grupit të lojtarëve, teksa pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve janë të mëdha.

Dëshira e madhe për postin e trajnerit quhet Zinedine Zidane, i cili qendron pushim prej 30 qershorit, datë kur u largua nga Real Madrid. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” po kërkojnë ndihmën e Cristiano Ronaldos për të bindur teknikun francez të transferohet në “Old Trafford”.

Sipas Record Sport, Zidane është joshur nga mundësia për të marrë drejtimin e klubit anglez, ku ai do të ribashkohej me dy ish-lojtarët e tij te Real Madrid, Cristiano Ronaldo dhe Raphael Varane, si dhe lojtarin që ai e pëlqen shumë, Paul Pogban.

Marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë dhe kjo për shkak të bashkëshortes së francezit. Veronique Zidane nuk e pëqlen idenë që të jetojë në Manchester. Ajo do të preferonte që Zidane të bënte një pushim më të gjatë dhe të gjente punë diku tjetër, jo në Angli.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united zidane manchester united zidane

Sondazh

Poll