Sport

Lamtumirë Raiola! Lojtari i Juves i jep duart agjentit: Duhet ta kisha bërë më parë

17 Nëntor 2021, 16:59 Nga DOSJA
Lamtumirë Raiola! Lojtari i Juves i jep duart agjentit: Duhet ta kisha

ITALI-Federico Bernardeschi ka vendosur të bëjë një ndryshim në karrierën e tij. Futbollisti i Juventusit i ka dhënë fund marrëdhënies së tij të punës me Mino Raiolën. Në fakt, ky i fundit nuk është më agjent i ish-futbollistit të Fiorentinës.

Një lamtumirë tjetër nga Seria A për agjentin e fuqishëm pas problemeve të hasura disa javë më parë me Alessio Romagnolin (i cili do të kishte negociuar rinovimin me kuqezinjtë pa u konsultuar me Raiolën) dhe veçanërisht me Lorenzo Insignen në prill të vitit 2020.

 

 

 

A post shared by Federico Pastorello (@fedepastorello)

Në fakt, Bernardeschi ka vendosur të mbështetet te Federico Pastorello duke nënshkruar kontratën e tij të re me P&P Sport Management. “Duhet të kishte ndodhur më herët, por ndonjëherë gjërat e mira duan më shumë kohë për të ndodhur! Unë jam krenar të njoftoj se Federico Bernardeschi ka nënshkruar me P&P Sport Management!! Mirë se vjen në familje”. Postimi zyrtar i publikuar nga vetë Pastorello duke i dhënë fund karrierës së Bernardeschit me Mino Raiolën.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bernardeschi juventus raiola bernardeschi juventus raiola

Sondazh

Poll