Sport

“Je klloun”/ Komentatori ironizoi dhe ofendoi futbollistët shqiptarë, reagon Cana

17 Nëntor 2021, 17:22 Nga DOSJA

KOSOVË-Kosova U-21 mposhti Shqipërinë drejtuar nga Alban Bushi, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit Europian. Pas ndeshjes, komentatori nga Kosova, Andin Lokaj, ka vazhduar me deklaratat e tij të çuditshme, duke ofenduar kështu futbollistët shqiptarë.

“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribuna” – shkroi Lokaj.

Nisur nga kjo deklaratë përçarëse mes shqiptarëve ka shkaktuar debate të forta në rrjetet sociale, por jo vetëm. Sot ka mbajtur qëndrimin e tij edhe Lorik Cana. Përmes një postimi në Instagram, ish-kapiteni i Shqipërisë ka publikuar foton e Lokajt si klloun. Të shumtë kanë qenë edhe komentet nga tifozët në Kosovë, që e kanë shpallur atë “non-grata”, sidomos tifo-grupi i njohur “Plisat”.

Radio Televizioni i Kosovës ka hapur një procedurë disiplinore ndaj komentatorit sportiv të tyre, Andin Lokaj.Lidhur me këtë deklaratë të komentatorit kosovar, ka reaguar drejtori i televizionit publik të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati, duke thënë se do të merren masa ndaj tij.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport andin lokaj lorik cana andin lokaj lorik cana

Sondazh

Poll