Sport

Endërra e Laportas: “Një rikthim i Messit dhe Iniestas? Nuk e përjashtoj”

17 Nëntor 2021, 16:58 Nga DOSJA

SPANJE – Pas ardhjes së Xavi në stol dhe rikthimit të Dani Alves, Barcelona duket se nuk ka ndërmend t’i japë fund operacionit të nostalgjisë: “Një rikthim i Messit dhe Iniesta-s? Nuk e përjashtoj”,- tha presidenti Joan Laporta në ditën e prezantimit të mbrojtësit brazilian.

Është diçka që ka ndodhur me Danin. Ka personalitete që e kanë bërë klubin të madh dhe Leo dhe Andrés janë dy lojtarë spektakolarë. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Ata ende luajnë, por kanë qenë të mrekullueshëm te Barça dhe e bënë klubin të madh. Ata janë lojtarë me kontrata në fuqi me klubet e tjera dhe kjo duhet respektuar, por në jetë nuk i dihet kurrë.”

Pas kthimit të 38-vjeçarit Dani Alves në Katalonjë, presidenti Laporta duket se nuk dëshiron t’ua mbyllë derën dy ish-ve të mëdhenj, sot përkatësisht te PSG dhe Vissel Kobe, edhe nëse në vitin 2022 ata do të mbushin 35 dhe 38 vjeç.

Ndërkohë, ish-mbrojtësi 38-vjeçar i kthyer nga dy sezone në shtëpi në San Paolo, shpjegoi se çfarë e shtyu të vishte sërish fanellën ‘blaugrana’: “Po mbaj një premtim që i kam bërë vetes. Kam ndryshuar në shumë gjëra, por shpirti është gjithmonë njësoj. Fansave do t’ju pëlqejë edhe më shumë versioni im i dytë: Jam më i pjekur dhe do të punoj më shumë. Kjo mund të jetë bluza e fundit që do të vesh, dua ta nderoj dhe të sjell klubi kthehet në krye. Pastaj dua të shkoj në Kupën e Botës në Katar.

Xavi? Doja të kthehesha të luaja dhe kishte pasur disa ndeshje, por kur u kthye mendova se dinte çfarë të bënte. Më thirri duke më pyetur nëse doja ta ndihmoja, u përgjigja se nëse Barça ka nevojë për mua, unë nuk doja të dija më shumë. Shumë mendojnë për paratë, por nuk ishte e rëndësishme kjo për mua. Nga ajo telefonatë tashmë u ndjeva si lojtar i Barcelonës”.

Vetë Alves foli për rikthimin e mundshëm të Messit: “Nëse më jepni disa orë, unë do të shkoj ta kërkoj. Leo është gjëja më e madhe që kam mundur të shoh dhe të mëdhenjtë na mungojnë gjithmonë. Do të ishte e pabesueshme ta shihja përsëri këtu, por për fat të keq nuk e di nëse do të jetë e mundur. I inkurajoj të gjithë të kthehen, kam qenë në shumë vende, por asnjë nuk është si kjo.”B.T (Dosja.al)

 

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll