Sport

E dëmtuar fizikisht me shufra hekuri, futbollistja tregon foton e pasojave të dhunës

17 Nëntor 2021, 17:54 Nga DOSJA

PARIS-Një rast i rëndë u regjistrua këto ditë në Francë, ku futbollistja e PSG, Kheira Hamraoui u dhunua nga dy persona të maskuar. Ngjarja ndodhi të enjten e kaluar, teksa futbollistja ishte duke u kthyer në shtëpi bashkë me shoqen e skuadrës, Aminata Diallo, por dy persona të maskuar e kanë dhunuar, duke e goditur me shqelma dhe shufra hekuri nga këmbët.

Megjithatë interesant është fakti se pas një hetimi të shpejtë, policia franceze vuri në pranga pikërisht shoqen e Hamraoui, Aminata Diallo, pasi akuzohet se pikërisht ajo ka organizuar edhe sulmin e dhunshëm, pasi ndihej xheloze për rolin e saj në ekip.

Një histori e pabesueshme, e denjë për një film. Por që ka lënë Hamraoui të dëmtuar fizikisht, si dhe psikologjikisht, aq sa ajo i është nënshtruar prej dy javësh terapive me psikolog. Ndërkohë, futbollistja ka publikuar nëpërmjet “L’Equipe” pasojat e atij sulmi të dhunshëm ndaj saj.

Në foton e publikuar nga e përditshmja franceze shihet hematoma e rëndë në pjesën e mbrapme të kofshës ku është goditur si dhe një e çarë e shkaktuar nga goditja me shufër hekuri.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kheira hamraoui psg kheira hamraoui psg

Sondazh

Poll