Sport

Emergjencë totale te Juventus! Kombëtaret “sakatojnë” lojtarët, ndaj Lazios…

17 Nëntor 2021, 17:42 Nga DOSJA
Emergjencë totale te Juventus! Kombëtaret “sakatojnë”

ITALI-Pushimi i Kombëtareve nuk i solli shumë fat Juventusit. Bernardeschi do të mungojë për rreth 20 ditë për shkak të dëmtimit që pësoi me Italoinë në ndeshjen e fundit në Belfast.

Prandaj nuk do të jetë ditën e shtunë kundër Lazios, ashtu edhe Chiellini, i detyruar të largohet më herët nga përfaqësuesja për shkak të inflamacionit të tendinën e Akilit, gjithashtu edhe De Sciglio është jashtë skuadrës. Allegri shpreson, të paktën, të rikuperojë Dybala-n, ende me probleme fizike, gjë që e pengoi të ishte në fushë në takimin ndaj Brazilit.

Do të nevojiten kontrolle të reja për parë nëse argjentinasi do të jetë i disponueshëm në Romë. Dybala pritet në J Medical për ekzaminimet përfundimtare, por gjithsesi ka një optimizëm duke qenë se kontrollet e kryera në Argjentinë kanë përjashtuar dy herë dëmtime në pulpë.

Allegri, megjithatë, në rast se do të hiqte dorë nga Joya, ai ka në mendje një Juventus me një mbrojtje të përbërë nga Danilo, de Ligt, Bonucci dhe Alex Sandro, një mesfushë me Cuadrado, McKennie, Locatelli dhe Rabiot dhe dy sulmuesit Morata-Chiesa.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport allegri chiellini dyabala juventus allegri chiellini dyabala juventus

Sondazh

Poll