Sport

VIDEO/ Prezantohet rikthimi i Dani Alves, si dikur: “Camp Nou” ka aromë titujsh!

17 Nëntor 2021, 16:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Prezantohet rikthimi i Dani Alves, si dikur: “Camp Nou” ka

SPANJE – Sot, nëpërmjet një spektali, klubi “blaugrana” i Barcelonës ka prezantuar në “Camp Nou”, rikthimin në gjirin e saj të mbrojtësit 38-vjeçar, brazilianit Dani Alves. Vetë klubi katalan ka shpërndarë një video, ku Dani Alvesh i merr erë barit të fushës duke u shprehur: “Ka aromën e “Camp Nout”, ka aromë titujsh, kupash”.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke entuziazmuar tifozët e Barcelonës për periudhën e artë që katalanasit kaluan vite më parë, ku pjesë e skuadrës ishte dhe braziliani.

Por një tjetër detaj interesant gjatë prezantimit ishin shapkat me gisht, që Dani Alvesh mbante në këmbët e tij. Ky veprim ishte jo pa shkak, pasi në vitin 2008, mbrojtësi ishte prezantuar me shapka me gisht, kur transferohej nga Sevilla te Barcelona, çka sipas brazilianit i ka sjellë fat.

Dani Alves knows how to ‘go out there and have fun’ pic.twitter.com/wRGd9r24UK

— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 17, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll