Politike

Basha- Koçijançit: Problemi s’është opozita, shqiptarët nuk i hanë më gënjeshtrat

19 Shkurt 2019, 10:15 Nga DOSJA
Basha- Koçijançit: Problemi s’është opozita,

TIRANË- Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të Maja Koçijançiç, e cila gjatë ditës së djeshme u shpreh kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Basha në deklaratën e tij tha se pengesë për integrimin e vendit nuk është opozitë që denoncon korrupsionin e qeverisë, por politikanët e lidhur me krimin.

“Pengesa kryesore për integrimin është qeveria e lidhur me bandat. Pengesa kryesore është qeveria e kapur duke vjedhur zgjedhet siç demonstron dosja “339”. Pengesa kryesore është kapja e shtetit nga oligarkët, që detyron pupacët që të votojnë me efkte parpavepruese që oligarkët të mos paguajnë miliona euro. Integrimin evropain e pengon kapja e të gjithë pushteteve nga dora e një autokrati të lidhur me krimin.

Kush do që thotë të kundërtën, nuk e njeh gjendjen ose ben sikur nuk e njeh gjendjen. Në të dyja rastet demton kredibilitetin e çdo institucioni Evropian që përfaqëson përpara shqiptarëve. Nëse në Evropë shkohet me një qeveri të lidhur me bandat dhe problem është opozita që denoncon këtë, ky është një pretendim i gënjeshtërt dhe shqiptarët nuk i kanë më këto gënjeshtra. Ne na duhet një BE me besueshmëri dhe besueshmëria e të gjitha atyre që flasin në emër të BE është shumë e rëndësishme për tëkë proces pa kthim. Nuk ka lëvizje me pro Evropës dhe integrimit se kjo që ka propozuar Partia Demokratike”, ishte kjo përgjigja e Bashës për zëdhënësen e BE.

Gjatë ditës së djeshme, zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç (lexo këtu), është shprehur për Top Channel, se “Parlamenti është baza e çdo demokracie në Europë, është një vend ku debatohet për reformat dhe zhvillime të tjera, ku duhet diskutuar dhe çuar përpara, por jo të bojkotohen”.

Koçijançiç e vlerëson si joproduktive djegien e mandateve, ndërsa shprehet se ky vendim shkon kundër përpjekjeve të vendit për integrimin në BE.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegja e mandateve integrimi ne be lulzim basha maja koncijancic djegja e mandateve integrimi ne be lulzim basha maja koncijancic

Sondazh

Poll