Sport

Italia në “Play-off”, anglezët nisin ironitë dhe ngacmimet: Mamma mia!!!

16 Nëntor 2021, 18:55 Nga DOSJA

ITALI– “Mamma mia”! Kështu nis shkrimi i tabloidit kryesor, “The Sun” në lidhje me takimin Irlandë e Veriut-Itali, përfunduar me shifrat 0-0, rezultat që nxorri në play-off kampionët e Europës. Duket se anglezët nuk e kanë harruar ende finalen e Wembley-t, “It’s coming Roma” dhe makaronat e Bonuccit.

Ndoshta ata thjesht prisnin momentin e duhur për t’u “hakmarrë” dhe barazimi 0-0 në Belfast – sigurisht që u dha atyre mundësinë të nisnin ironitë..

“Italia do të përballet me një play-off makthi për Kupën e Botës – shkruan “The Sun” – për shkak se nuk mund të kualifikohet automatikisht në Katar 2022. Katër vjet pas momentit të tyre më të errët, mund të ndodhë sërish për të kaltrit”.

Disa nga komentuesit kanë nisur shakatë. “Po të mos kishte qenë Southgate, ata nuk do të kishin fituar as Kampionatin Europian. Ata janë thjesht të mbivlerësuar”. Ose: “Futbolli po vjen në Romë??? Hahaha”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll