Sport

Argjentinë,çmenduri për një biletë! Tifozë që flejnë në makina dhe sherr me policinë

16 Nëntor 2021, 15:36 Nga DOSJA
Argjentinë,çmenduri për një biletë! Tifozë

ARGJENTINË– Argjentinë-Brazil do të jetë e gjitha për tu shijuar. Përballja e raundit të 14-të për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022, do të vendosë përballë dy përfaqësueset më të mira në zonën e Amerikës së Jugut. Pas pezullimit të ndeshjes së parë, tifozët janë të etur për të ndjekur këtë ndeshje.Takimi do të luhet në San Juan.

Skena çmendurie në rajonin e argjetninës, nuk ka vende të disponueshme për fluturime, të gjitha hotelet janë të zëna, por problemi i vërtetë ishte marrja e një bilete për të ndjekur takimin. Në shitje dolën 18 mijë bileta nga të cilat 3 mijë online, mijëra njerëz u grumbulluan në pistën El Villicum që nga pasditja e së shtunës. Tifozët kaluan gjithë natën dhe të dielën jashtë me shezllone dhe ushqime me vete, ndërsa në fund u krijua një varg makinash prej katër kilometrash.

 

¿Por qué esa fila?
Para esperar las entradas que se venden en San Juan y ver Argentina – Brasil pic.twitter.com/Gz5j65dBsl

— Juan Cortese (@juancortese) November 14, 2021

Rreth orës 19:45 tifozët filluan të afrohen pranë biletarisë. Situata u bë gjithnjë e më kaotike dhe pati incidente me policinë. Përballë një mobilizimi të tillë, organizatorët vendosën ta çojnë shitjen deri në orën 23:45 të ditës së dielë. Vetëkuptohet që të gjitha biletat janë shitur.

¡LOCURA POR UNA ENTRADA PARA VER A LA SELECCIÓN! Se registraron incidentes entre los hinchas y la policía en San Juan, en las filas para conseguir un lugar en el partido entre Argentina y Brasil en las Eliminatorias sudamericanas. pic.twitter.com/UJBMVuJRVF

— SportsCenter (@SC_ESPN) November 15, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport argjentina brazili argjentina brazili

Sondazh

Poll