Sport

Abidal thërritet në polici, bashkëshortja e tij e përfshirë në skandalin e PSG-së?!

16 Nëntor 2021, 10:52 Nga DOSJA
Abidal thërritet në polici, bashkëshortja e tij e

FRANCE – Erick Abidal, ish-lojtarit të Barcelonës përfshihet në një tjetër skandal. Të gjithë e mbajnë mend historinë e mesfushores së PSG-së, Kheira Hamraoui. Ajo është sulmuar nga dy burra të maskuar me 4 nëntor, me porosi të bashkëlojtares Aminata Diallo. Gjithçka ka ndodhur për shkak se Hamroui i bën konkurrencë futbollistes në fjalë në repartin e mesfushës.

Një emër i ri ka dalë në skenë. Eric Abidal do të merret në pyetje për këtë çështje. Ai ka patur marrëdhënie tepër të mira me Hamraoui në vitet 2018-2020 dhe sulmi mund të jetë organizuar edhe prej bashkëshortes se 41-vjeçarit, Hayet Abidal.

Në 11 nëntor në lidhje me këtë çështje, pas 36 orësh në paraburgim, është lënë e lirë Amanta Diallo, shoqja e skuadrës e Hamraoui, e cila ishte e dyshuara e parë se kishte urdhëruar sulmin ndaj futbollistes për shkak të rivalitet që lojtaret kanë për një vend në formacionin e PSG.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #hamraoui abidal psg #hamraoui abidal psg

Sondazh

Poll