Sport

Kuqezinjtë e Cungut sot përballë Maqedonisë së Veriut, pritet fitorja e parë!

16 Nëntor 2021, 10:48 Nga DOSJA

ELBASAN – Ditën e sotme, Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Armando Cungu do të përmbyllë fushatën kualifikuese në kuadër të “Euro 2022”. Kuqezinjtë presin në “Elbasan Arena” Maqedoninë e Veriut teksa do të kërkojnë fitoren e parë në grup, pas humbjes me Francën dhe barazimit me Serbinë.

Të besuarit e trajnerit Cungu kanë ende shanse për kualifikim edhe pse ato janë minimale, pasi kualifikimi nuk varet vetëm nga këmbët e futbollistëve shqiptarë, por duhet të vijë si një kombinim edhe i rezultatit të ndeshjes mes Francës dhe Serbisë.

Këta të fundit duhet të humbasin me një diferencë të lartë golash, ndërsa nëse kjo sfidë mbyllet në barazim, atëherë Shqipëria U-19 është jashtë loje pavarësisht nëse fiton ndaj Maqedonisë së Veriut apo jo.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport armando cungu kuqezinjtë maqedonia e veriut u19 armando cungu kuqezinjtë maqedonia e veriut u19

Sondazh

Poll