Sport

Shqipëria U-19 fiton dhe e mbyll e treta, Serbia ia merr me golavarazh!

16 Nëntor 2021, 15:19 Nga DOSJA

ELBASAN-Shqipëria U-19 fiton ndeshjen e parë në eliminatoret e Europianit ndaj Maqedonisë së Veriut me shifrat 3-1. Një ndeshje e dominuar nga kuqezinjtë e vegjël, por që nuk mjafton pasi golavarazhi më i dobët se Serbia bëri që Shqipëria ta mbyllte këtë edicion kualifikues në vendin e tretë.

Në minutën e 19′ Mata do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.Megjithatë, miqtë barazuan në fundin e pjesës së parë me Talakov. Në fraksionin e dytë, kuqezinjtë shënuan dy herë me Pjeshkën dhe Bibon në minutat 48′ dhe 50′.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Serbia u mposht nga Franca me rezultatin 2-1. Golat e Tchaouna dhe Abline në minutën e fundit të takimit e bënë të pavlefshëm golin e Ajdar. Megjithatë, ky rezultat mjaftoi për serbët të cilët qëndrojnë në vendin e dytë të grupit dhe kalojnë për në fazën tjetër.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport maqedonia e veriut serbia shqiperia u-19 maqedonia e veriut serbia shqiperia u-19

Sondazh

Poll