Sport

Entuziazmi i Dani Alves: “Jam ende në ‘shock’. Fanella e Barçës më bën superhero!”

16 Nëntor 2021, 11:24 Nga DOSJA

SPANJE – “Të ka marrë malli për mua, apo jo?” Kështu duket se thonë sytë e gëzuar dhe vezullues të Dani Alves në rikthimin e tij në Barcelonë. Dhe sigurisht që brazilianit i mungoi “blaugrana”, duke qenë se pas lamtumirës së tij dhe tripletës më 2015, gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë në “Camp Nou”.

Por braziliani kurrë nuk mund t’i thoshte “Jo” një telefonate nga katalanasit. Prandaj, me entuziazmin e një djali të vogël, Dani Alves, i cili është futbollisti më i dekoruar i të gjitha kohërave, përpiqet të sjellë në shtëpi trofeun e tij shumë personal: të jetë protagonist në Barçën e re të epokës Xavi. Diçka që siç shpjegon ai për BarçaTV, ndoshta as nuk e priste.

“Jam ende në ‘shock’, jam përpjekur të kthehem këtu pas një kohe të gjatë. Dhe ta bësh atë është një privilegj, së bashku do të përpiqemi t’i kthejmë Barçës atë që të gjithë e dimë. Jemi në në mes të procesit për ta bërë këtë, por duhet ta përshpejtojmë, sepse ne jemi Barcelona dhe nuk ka vend për gabime”.

Pavarësisht rikthimit, situata te “blaugranët” është mjaft e komplikuar dhe njëherësh, shumë stimuluese edhe nga pikëpamja e profesionistit… “Jam përballë një sfide të pabesueshme, që më magjeps shumë. Rindërtim, përpjekje, djersitje, duke mbrojtur këtë fanellë. E cila, së bashku me atë të Brazilit, është një nga ato që kur e vesh më bën të ndihem si një superhero. Dhe shpresoj që të gjitha këto t’ua kaloj edhe bashkëlojtarëve”.

Kthimi, megjithatë, thuajse… u mor si i mirëqenë. “Kam jetuar momentet më të mira të futbollit këtu, ishte e pashmangshme që të kthehesha. Gjëja e madhe është të jesh futbollist, por do të kthehesha këtu në çdo formë tjetër”. Me pak fjalë, nëse një ditë e mirë fillon në mëngjes, Dani Alves mund të jetë një nxitës perfekt për të rinjtë e talentuar (Pedri, Ansu Fati, Gavi) që janë në dispozicion të Xavit.

Dhe, edhe për këtë arsye klubi e donte atë, sepse pak njerëz si braziliani e dinë se çfarë do të thotë të jesh futbollist i “blaugranas”. Aftësia e tij për të tërhequr të gjithë mund të sjellë përsëri në “Camp Nou” një mbështetës që kohët e fundit kanë filluar të ikin. “Ne jemi të gjithë Barça, ne lojtarët dhe tifozët. Ne nuk mund të ndalojmë së ardhuri për të mbështetur ekipin, kjo është koha për të bashkuar forcat dhe për të treguar zemrën e Barçës që të gjithë kemi brenda.” Nëse ai thotë kështu, ka vetëm një gjë për të besuar…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll