Sport

Presidenti i futbollit të Jordanisë: “Portieria e kombëtares së Iranit është burrë!”

16 Nëntor 2021, 11:22 Nga DOSJA

IRAN – Zohreh Koudaei është aktualisht njëra ndër protagonistet e rrjeteve sociale, pasi si sportiste që është ka dyshime trë forta për gjininë e saj. Në ndeshjen mes Jordanisë dhe Iranit, të gjithë e patën vëmendjen tek portieria iraniane, e cila sa i përket imazhit është konsideruar si e dyshimtë.

Iranianet fituan me rezultat 4-2, derisa Koudaei priti jo një, por dy penallti në këtë përballje dhe pikërisht këtu filluan edhe më tepër dyshimet për gjininë e saj.

Tani është hapur një debat i madh në lidhje me këtë situatë të krijuar dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Jordanisë, princi Ali Bin Al-Hussein, i cili në të kaluarën kishte qenë nënkryetar i FIFA-s, bëri një postim në Twitter që ndezi situatën.

Në tekst thuhet se duhet të bëhet një hetim i plotë dhe verifikim të gjinisë së portieres iraniane, duke sugjeruar thuajse shprehimisht se në fakt bëhet fjalë për një burrë dhe jo për një grua.

No relevance to previous tweets but it’s a very serious issue if true. Please wake up @theafcdotcom pic.twitter.com/egk678CXCX

— Ali Al Hussein (@AliBinAlHussein) November 13, 2021


Përballë kësaj akuze, përgjigja iraniane nuk ka vonuar. Fillimisht nga trajnerja, Maryam Irandoust, e cila tashmë e ka cilësuar këtë iniciativë si pretekste të rreme për të mos pranuar disfatën, si dhe ka deklaruar se nuk do të kenë asnjë shqetësim për dorëzimin e cfarëdo lloj dokumentacioni nëse hetimi do të kryhet.
“Stafi mjekësor ka ekzaminuar me kujdes çdo lojtar të kombëtares për sa i përket hormoneve për të shmangur probleme në këtë drejtim, ndaj u them të gjithë tifozëve të mos shqetësohen”, thuhet në reagim.

Mirëpo, Zohreh Koudaei do të ekzaminohet nga stafi mjekësor i FIFA-s dhe do të nxjerrë të vërtetat në pah.
B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #portierja femra futboll iran jordani ndeshja #portierja femra futboll iran jordani ndeshja

Sondazh

Poll