Sport

Mbrëmjen e sotme “derbi shqiptar” Kosovë-Shqipëri në Prishtinë

16 Nëntor 2021, 11:00 Nga DOSJA

KOSOVE – Kosova U21 do të kërkojë të mundë Shqipërinë U21 për herë të parë në tri përballje zyrtare, në ndeshjen e sotme kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 në Prishtinë.

Dardanët janë pothuajse të pashpresë për ta arritur kualifikimin për herë të parë në një turne të madh, ndërkohë që kuqezinjtë janë ende bindshëm në garë ende për kualifikim në Euro 2023.

Takimi i gjashtë i fazës së grupeve do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00.

Aktualisht Kosova është e parafundit në Grupin G kualifikues me vetëm 3 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Shqipëria është e treta më 9 pikë nga pesë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #derbi shqiptar kombetarja u21 kosova kuqezinjtë shqiperia #derbi shqiptar kombetarja u21 kosova kuqezinjtë shqiperia

Sondazh

Poll