Sport

Calhanoglu ngacmon milanistët: “Interi skuadër e madhe, e ka mundur shpesh Milanin”

16 Nëntor 2021, 11:12 Nga DOSJA
Calhanoglu ngacmon milanistët: “Interi skuadër e madhe, e ka

ITALI – Edhe pse kanë kaluar ditë të tëra dhe ndeshjet e përfaqësueseve e kanë shkëputur vëmendjen nga kampionatet e klubeve, derbi i Milanos ka edne jehonë. Pas golit në derbi dhe veshëve të treguar për tifozët kuqezi, Hakan Calhanoglu vazhdon deklaratat e tij kundër Milanit.

“Është një zgjedhje e veçantë, por kjo është jeta, duhet të shikosh përpara dhe jo prapa. Unë i jam shumë mirënjohës Milan-it.  E dija që Interi ka qenë gjithmonë një skuadër e madhe, ata e kanë mundur shpesh Milanin, vitet e fundit e kanë treguar se janë më të fortë”.

Turku u shpreh për “433” dhe foli për kalimin e tij në verë nga njëra anë e Milanos në tjetrën:

“Kontrata ime po përfundonte, agjenti im po punonte për më të mirën time. Kam kaluar 4 vite të mira te Milani, respektoj të gjithë, kam shumë miq atje që i takoj herë pas here.” 

Pse vendosa të shkoj në Inter? Doja një sfidë të re në karrierën time. Zgjodha me familjen time dhe jam i lumtur që jam këtu. Është një klub i madh, ata fituan kampionatin sezonin e kaluar dhe luan në Champions League. Ka shumë konkurencë sepse ka shumë lojtarë cilësorë”, ka folur Hakan Calhanoglu për “433”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport calhanoglu derbi i milanos inter milan calhanoglu derbi i milanos inter milan

Sondazh

Poll