Sport

Van Gaal aksident me biçikletë: “Fizikisht jam dëmtuar, por truri im ende punon”

16 Nëntor 2021, 10:33 Nga DOSJA
Van Gaal aksident me biçikletë: “Fizikisht jam dëmtuar,

HOLANDE – Trajneri i portokallinjve, Louis van Gaal, raportohet se është përplasur duke ecur me biçikletën e tij të dielën në mbrëmje dhe për këtë arsye ai e ka drejtuar seancën e fundit stërvitore të kombëtares holandeze, i ulur në një makinë golfi.

Gjithsesi, trajneri Van Gaal përmes një videokonference në prag të ndeshjes së sotme vendimtare kundër Norvegjisë, është shprehur: “Fizikisht jam i dëmtuar, por truri im ende punon”.

Më pas, për incidentin ka folur edhe kapiteni dhe qendërmbrojtësi i “tulipanëve” Virgil van Dijk: “U trembëm, kur ai ra nga biçikleta. Më pas shkoi në spital për kontrolle, por për fat u kthye në fushë. Tani ai është gati të na çojë në Kupën e Botës”.

Sonte, në orën 20:45 do të luhen edhe tri ndeshjet e fundit të grupit “G”, ku ndeshja Holandë-Norvegjia, e cila do të luhet në “Stadion Feijenoord” të Rotterdam, është më interesantja dhe ka vlera kualifikuese për në botërorin “Katar 2022”. Holanda ka 20 pikë, ndërsa Norvegjia 18. Po 18 pikë ka edhe Turqia, e cila do të luajë në Podgoricë kundër Malit të Zi dhe shpreson për një pjesëmarrje qoftë edhe në “play-off”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll