Sport

Shaqiri: “Është si ëndërr për mua. Ne ia dolën, rrallë ka ditë kaq të mira si sot”

16 Nëntor 2021, 06:15 Nga DOSJA
Shaqiri: “Është si ëndërr për mua. Ne ia

BULLGARI – Sulmuesi kosovar Xherdan Shaqiri është shprehur mjaft i emocionuar pas ndeshjes së Zvicrës me Bullgarinë.

Në mungesë të Xhakës, ai ishte kapiten në këtë ndeshje, e cila ndër të tjera ishte edhe e 100-ta me fanellën e kombëtares helvete. Zvicra fitoi 4-0 dhe u kualifikua për në finalet e Botërorin e vitit të ardhshëm, “Katar 2022”.

“Është si një ëndërr për mua. Unë kam shijuar secilën ndeshje në përfaqësuese. Të gjithë janë të lumtur, të gjithë janë krenarë. Rrallë ka ditë kaq të mira si sot. Ne ia dolëm. Ky ishte synimi ynë. Një falënderim i madh shkon për Murat Yakinin, që ka ecur gjurmëve të Vladimir Petkovicit”,– ka thënë kapiteni i radhës, Xherdan Shaqiri menjëherë pas ndeshjes dhe këtij suksesi të arritur.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll