Sport

Kryeministri Rama: “Djemtë e kësaj skuadre dhe trajneri ynë meritojnë falenderime”

15 Nëntor 2021, 23:39 Nga DOSJA

TIRANE – Fitorja 1-0 e kuqezinjve të Kombëtares ndaj Andorrës, për kualifikuese e botërorit “Katar 2022”, si dhe renditja në vendin e tretë në grup, pas grumbullimit të 18 pikëve, nuk ka kaluar pa u vënë re nga Kryeministri Edi Rama.

Në një postim në faqen e tij në Facebook dhe në Instagram, ai i ka falenderuar futbollistët dhe trajnerin Edi Reja për edicionin që kanë zhvilluar, duke mos e fshehur optimizmin për arritje më të larta në të ardhmen.

“Kombëtarja kuqezi nuk është e jona vetëm kur fiton, po edhe kur humbet e ky i kësaj radhe mbetet një edicion i bukur i kuqezinjve, për të cilin të gjithë djemtë e kësaj skuadre dhe traineri ynë meritojnë falenderime për emocionet që na dhuruan dhe respekt për të 18 pikët që grumbulluan. Me grupin plot të rinj dhe eksperiencën e fituar në këto eliminatore, më e mira është ende përpara për këtë Kombëtare. Forca Shqipëria”– ka shkruar Kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll