Politike

Murrizi sulmon kolegët: Erdhën me pantallona doku, e mbushën Kuvendin me Armani, të hetohen

17 Qershor 2019, 09:04 Nga DOSJA
Murrizi sulmon kolegët: Erdhën me pantallona doku, e mbushën

TIRANË- Deputeti i përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi pas raportit të ILDKPKI-së nga foltorja e parlamentit ka dhënë propozimin për shtimin e punonjësve të këtij institucioni.

Gjatë fjalës së tij, Murrizi tha se ata që duhet të hetoheshin ishin politikanët të cilët kishin në pronësinë e tyre pasuri të pajustifikueshme.

Ndoshta ka ardhur koha që ILDKPKI të jetë paradhoma e SPAK, duhet jorgani kryesor i Prokurorisë. Të hetohen politikanë, si ka mundësi që këta erdhën me pantallona doku, kanë tani pasuri marramendese. Gucci, Armani, Dolce and Gabbana. Kanë hale edhe për macet, kanë pas banjon tek fiku. Ky institucion duhet të merret me të. Ata që e kanë marrë më qafë në këtë vend nuk janë më pak se 500 veta. Me 70 punonjës nuk ka mundësi që të bësh një investigim. Tregojuni edhe partnerëve ndërkombëtarë sepse ka shumë deputetët që kanë hotele dhe shtëpia me qera në Angli, kanë aksione në supermarkete në Serbi.  Kur thua që kemi relatuar 53 deputetë na thuaj kush, pse dhe ku? Se thotë populli: A qenkan njësoj këta! Na e thuaj kemi hetuar këtë, këtu. Çfarë ka për sekret këtu?,”-tha Murrizi.

vijon…

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike myslim murrizi raporti i ildkpki 2018 seanca plenare 17 qershor 2019 myslim murrizi raporti i ildkpki 2018 seanca plenare 17 qershor 2019

Sondazh

Poll