Politike

Kuvendi debat për Prokurorinë dhe ILDKPI, mungon në seancë Arta Marku

17 Qershor 2019, 06:56 Nga DOSJA
Kuvendi debat për Prokurorinë dhe ILDKPI, mungon në seancë

TIRANË– Ditën e sotme u mblodh Kuvendi i Shqipërisë ku diskutoi mbi punën e dy institucioneve, prokurorisë së Përgjithshme dhe ILDPKI. 

Në Kuvend, ishte parashikuar që të ishte e pranishme edhe Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ku do të bënte publike analizën vjetore të organit të akuzës të drejtuar prej saj.  Por Marku nuk ishte e pranishme për arsye shëndetësore.

Në këtë seancë  kryetari i Grupit Parlametar të PS, Taulant Balla deklaroi se Prokuroria duhet të hetojë personat, të cilët i përdorën përgjimet e BILD për shantazh.

Nuk munguan edhe replikat nga ana e Myslim Murrizit dhe Halit Valterit, ku Murrizi u shpreh tha se politikanët shqiptarë kanë saraje, pasuri, madje edhe tualet për macet, duke shigjetuar kështu presidentin Ilir Meta, politikani, i cili flitet se ka një tualet vetëm për macen.

Ndërsa, Halit Valteri debatoi me Vasilika Hysin, lidhur me kërcënimet e bëra ndaj Lulzim Bashës.

(j.v.k.m.f.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta marku kuvendi seanca plenare 17 qershor 2019 arta marku kuvendi seanca plenare 17 qershor 2019

Sondazh

Poll